Aktualitet

Dita e 9-e grevës/ Nisin negociatat për punonjësit e nënstacionit të Poçemit, naftëtarët takohen me zv.minstrin Bejtja.

21 Shkurt 2020, 09:24 Nga DOSJA
Dita e 9-e grevës/ Nisin negociatat për punonjësit e

MALLAKASTËR– Punonjësit e nënstacionit të Poçemit ndodhen sot në ditën e 9-të grevës së urisë. Ata kanë deklaruar se në Tiranë kanë nisur bisedimet me zv/ministrin Ilir Bejtja, i cili i ka thënë se deri të hënën do të kalojnë pagat e prapambetura.

Por megjithatë, ata shprehen të vendosur se do të nuk dorëzohen, pasi thonë se deri të hënën do të vazhdojnë të qëndrojnë në grevë. Naftëtarët thonë se janë në pritje për negociata.

“Kemi fjalë se kolegët tanë po negociojnë. Kolegat tanë kanë qenë në Tiranë dhe kanë zhvilluar njëe takim me zv.minstrin. Na kanë njoftuar se deri të hënën do të na kalojnë pagat e prapambetura.Ne jemi për negociata, presim një përgjigje”, thonë punonjësit.

Grevistët kërkojnë të marrin 27 pagat e prapambetura, pasi kanë punuar për 2 vite pa paguar, vetëm të detyruar nga ligji që i dënon në rast se e braktisin.

Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, vizituan dje grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi dhe ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirjre strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.

Ndërkohë sot administratori dhe partneri i Shoqërive “Tosk Energji” SHA dhe “Byllis Energji” SHA, Blerim Hoxha, ka njoftuar se, duke marre parasysh gjendjen e naftëtarëve shoqëria do të paguajë së shpejti 3 paga.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator.  Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan  nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “tosk energji” naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret ne proteste “tosk energji” naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret ne proteste

Sondazh

Poll