Aktualitet

“Hiqi durt, mos më prek me dur”/ Flet studenti që i ndërpreu fjalën Ramës: Pas replikës, policia më nxorri me dhunë,

21 Shkurt 2020, 08:48 Nga DOSJA
“Hiqi durt, mos më prek me dur”/ Flet studenti që i

TIRANË- Studenti Emiljando Kita, i cili i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama dje gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë është nxjerrë me forcë nga salla. Ai shprehet se menjëherë pas replikave me Ramën, është shoqëruar në polici, duke shtuar se është nxjerrë me dhunë. Studenti thotë se Lëvizja e Universitetit do të organizojë protestë, pasi sipas tyre nuk është respektuar asnjë pikë e paktit për Universitetin.

“Pas replikave me kryeministrin, më shoqëruan në polici. Kishte disa studentë, folën pas rëdhës. Policia më nxorri me dhunë pasi iu drejtova kryeminstrit. Problemi kryesor është shkatërrimi i demokracisë. Nuk është respektuar asnjë pikë e paktit për Universitetin. Lëvizja e Universitetit do të organizojë protestë”, u shpreh studenti Emiljando Kita për mediet.

Incidenti ndodhi në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë. Teksa kreu i qeverisë po fliste lidhur me kushtet e reja ku po punojnë ‘bluzat e bardha”, një nga të pranishmit në sallë ka ngritur zërin duke i thënë Ramës së në Shqipëri diplomohen vetëm të pasurit.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljando kita rama perplaset me mjeket emiljando kita rama perplaset me mjeket

Sondazh

Poll