Aktualitet

Tjetërsimi i pronave tek Rana e Hedhun, Prokuroria kërkon 3 vite burg për ish-kreun e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj

21 Shkurt 2020, 09:25 Nga DOSJA

LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për dosjen e tjetërsimit të pronave në këtë qytet dhe ka dhënë pretencën për 19 persona, që ishin nën akuzë. Sipas informacioneve mësohet se hetimet janë bërë për pronat tek Rana e Hedhur në Shëngjin dhe pjesë e dosjes janë ish-zyrtarë të lartë të Bashkisë Lezhë.

Dosja.al mëson se prokuror i kësaj çështjeje është Erjon Shehaj, i cili ka kërkuar 43.6 vite burg në total për grupin e të pandehurve. Një ndër personat që kërkohet në burg është ish-kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj. Për të është kërkuar dënim me 3 vite burg, ndërsa për ish-nënkryetarin Enver Hafizi, 2 vite burg.

Nga ana tjetër, për ish-kryetarin e Qarkut, Gjok Ndoka, organi i akuzës ka kërkuar 4 vite burg. Po ashtu Prokuroria ka kërkuar të asgjësohen praktikat e regjistrimit të pasurisë, që është tjetërsuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fran frrokaj skandali me pronat tek rana e hedhun tjetersimi i pronave ne lezhe fran frrokaj skandali me pronat tek rana e hedhun tjetersimi i pronave ne lezhe

Sondazh

Poll