Aktualitet

Kush është Gramoz Murataj që u arrestua sot/ Pronari i  “Eccobet” që akuzohet si mik i ngushtë i Geron Xhafajt, i dën

21 Shkurt 2020, 10:00 Nga DOSJA
Kush është Gramoz Murataj që u arrestua sot/ Pronari i

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar bizesmenin, Gramoz Murataj gjatë aksionit për goditjen e lojërave të fatit dhe basteve online. Murataj ra në prangat e Policisë pasi dyshohet se ushtronte në kryeqytet aktivitetin e lojërave të fatit.

Kush është Gramoz Murataj? 

Gramoz Murataj është i dënuar në Itali për drogë, ndërsa sot ka tre kompani me licencë në vendin fqinj për lojërat e fatit. Murataj është cilësuar si një person shumë i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe si mik i ngushtë i vëllait të tij ,Geron Xhafaj. Ai është përmendur edhe në përgjimet e dosjes “Babale”.

Ai është akuzuar nga Partia Demoratike se mes Alfred Alizotit dhe Drejtorit të Policisë-Fier, Albert Nushi, përveç emrit të koduar “Shefi madh”, që është Fatmir Xhafaj, del edhe emri Gramoz Murataj.  Sipas tyre, në biseda Alizoti, i deklaroi drejtorit Nushi, se me urdhër të “shefit të madh (Fatmir Xhafajt), zgjidhjen e çështjes (Geronit), e kishte marrë në dorë Gramozi dhe do ta mbyllnin pa kthim mbrapa.

Sa i përket dënimit në Itali, Murataj bashkë me vëllain e tij, Besnik Murataj dhe Geron Xhafën janë dënuar për  “Trafikim lëndësh narkotike”, nga Gjykata e Leçes, vendim ky i marrë në vitin 2004. Ai akuzohet se në Itali kryente trafik droge në bashkëpunim me Geron Xhafën.  Gramoz Murataj i shpëtoi burgosjes në Itali dhe pasi u rikthye në atdhe hapi disa biznese, një ndër to edhe kompaninë e pikës së basteve, “Eccobet”. Madje, u përfshi edhe në skandalin e trukimit të ndeshjeve, zbuluar nga “EUFA”, duke qarkulluar miliona, me llogari me emra fals, nëpërmjet bankës.

Aksion kundër lojërave të fatit dhe basteve të paligjshme. OFL-ja, Forcat RENEA, FNSH, Shqiponja dhe Forcat e Rendit kanë zbarkuar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Laç, Korçë, Fier, Berat dhe Shkodër ku po kryhen kontrolle masive. Arrestohen mbi 110 persona persona dhe janë shoqëruar në Polici rreth 200 të tjerë. Dy nga të arrestuarit janë, Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj. Policia ka sekuestruar aparate, kompjutera dhe makineri të cilat shërbejnë për të vënë baste apo për të luajtur bixhoz.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gramoz murataj gramoz murataj arrestohet gramoz murataj gramoz murataj

Sondazh

Poll