Aksioni kundër bixhozit, arrestohen në Tiranë biznesmeni Gramoz Murataj dhe vëllai i kryetares së KPA-së
21 Shkurt 2020, 09:23Nga DOSJA
Tiranë- Dalin emrat e disa personave të arrestuar nga mega-operacioni i Policisë për goditjen e lojërave të fatit dhe basteve online. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë arrestuar në Tiranë, Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj, ndërsa janë sekuestruar edhe mjetet që përdornin për lojërat e fatit pa leje.
Gramoz Murataj është i dënuar në Itali për drogë, ndërsa sot ka tre kompani me licencë në vendin fqinj për lojërat e fatit. Ndërsa Elvis Mulaj është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë e vettingut.
Aksion kundër lojërave të fatit dhe basteve të paligjshme.OFL-ja, Forcat RENEA, FNSH, Shqiponja dhe Forcat e Rendit kanë zbarkuar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Laç, Korçë, Fier, Berat dhe Shkodër ku po kryhen kontrolle masive. Arrestohen mbi 110 persona persona dhe janë shoqëruar në Polici rreth 200 të tjerë. Dy nga të arrestuarit janë, Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj. Policia ka sekuestruar aparate, kompjutera dhe makineri të cilat shërbejnë për të vënë baste apo për të luajtur bixhoz.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për dosjen e tjetërsimit të pronave në këtë qytet dhe ka dhënë pretencën për 19 persona, që ishin nën akuzë. ...
MALLAKASTËR– Punonjësit e nënstacionit të Poçemit ndodhen sot në ditën e 9-të grevës së urisë. Ata kanë deklaruar se në Tiranë kanë nisur bisedimet ...
TIRANË- Studenti Emiljando Kita, i cili i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama dje gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë është nxjerr...
Shqipëri- Rreth 50 persona janë arrestuar deri më tani nga mega-operacioni i Policisë që po zhvillohet në vend, për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit d...
SKOCI– Një 29-vjeçar shqiptar i quajtur si pervers nga mediat britanike ka përfunduar në burg pas një sulmi seksual ndaj një vajze, në një klub nate të K...
GREQI– Policia greke ka zbuluar një rrjet ku ishin të përfshirë edhe oficerët grekë, të cilët lëshonin karta identiteti dhe pasaporta të falsifikuara kriminelëv...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi akuzohet se shpërdanin kokainë në kryeqytet. ‘Shigjetat’ kanë arrestuar Lulzim Treskën, 33 vje&cced...