Aktualitet

Detaje nga mega-operacioni i Policisë në vend, arrestohen rreth 50 persona, mes tyre adiministratorë lokalesh

21 Shkurt 2020, 08:47 Nga DOSJA
Detaje nga mega-operacioni i Policisë në vend, arrestohen rreth 50

Shqipëri- Rreth 50 persona janë arrestuar deri më tani nga mega-operacioni i Policisë që po zhvillohet në vend, për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit dhe të basteve online. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pjesa më e madhe e të arrestuarve janë  administratorë lokalesh. Ky aksion i madh i policisë po zhvillohet pas një periudhe të gjatë hetimore nga Krimi Ekonomik dhe Prokuroria.

Aksion kundër lojërave të fatit dhe basteve të paligjshme. OFL-ja, Forcat RENEA, FNSH, Shqiponja dhe Forcat e Rendit kanë zbarkuar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Laç, Korçë, Fier, Berat dhe Shkodër ku po kryhen kontrolle masive. Janë arrestuar rreth 50 persona dhe shoqëruar 184 të tjerë. Policia ka sekuestruar sekuestruar aparate, kompjutera apo makineri, të cilat shërbejnë për të vënë baste apo për të luajtur bixhoz.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion kundër lojarave të fatit arrestohen 50 persona në vend aksion kundër lojarave të fatit arrestohen 50 persona në vend

Sondazh

Poll