Politike

 “Për ty Albana kam numrin 0900”/ Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e opozitës, nuk përjashton Taulant Ballën nga Kuvendi

Opozita ka kërkuar më herët përjashtimin e tij nga Kuvendi, pas ofendimin që Balla bëri ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi.

9 Mars 2026, 15:40 Nga E.d
 “Për ty Albana kam numrin 0900”/  Sekretariati i
Foto ilustruse

TIRANË- Sekretariati i Etikës në Kuvend nuk ka pranuar kërkesën e opozitës për përjashtimin e deputetit socialist Taulant Balla. Opozita ka kërkuar më herët përjashtimin e tij nga Kuvendi, pas ofendimin që Balla bëri ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi.

Në lidhje me këtë, PD ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë për kreun e grupit parlamrntar të PS-së, Tauland Balla. Në senacën e kaluar Balla iu drejtua Volshit duke i thënë  “Për ty Albana kam numrin0900”.

Më pas ai i kërkoj falje, duke pretenduar se ishte një një keqinformim, i cili u përdor për të prishur rendin e ditës në Kuvend. Sipas Ballës, bëhej fjalët për një numër telefonik, që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. Pas kësaj situate, ditën e sotme Sekretariati i Etikës vendosi të mos marrë masë disiplinore ndaj tij./Dosja.al

albana vokshi opozita taulant balla

Sondazh

Poll