Politike

Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin, nënshkruajnë marrëveshje për ekipe të përbashkëta hetimore

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi të përbashkët, ku u diskutua për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja vendet.

9 Mars 2026, 14:04 Nga E.d
Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin,
Foto ilustruse

KOSOVA- Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar ditën e sotme se prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi të përbashkët, ku u diskutua për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja vendet. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj dhe ai i Shqipërisë Klodjan Braho u shprehën se janë të gatshëm për të bashkëpunuar më tej.

“Gjatë takimit, Braho dhe Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional. Braho riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi u konfirmua angazhimi i përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja vendet. Delegacioni shqiptar u prit nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Çalaj.

“Gjatë këtij takimi u riafirmua angazhimi i përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja shtetet, si dhe u diskutua për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet”, tha Prokuroria kosovare.

Në fund të takimit, të dyja palët pjesëmarrëse ranë dakord se bashkëpunim mes dy prokurorive në fushën e drejtësisë, është një çështje themelore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Autoritetet kosovare dhe ato shqiptare kanë kryer operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar në të kaluarën. Më herët bashkëpunimin mes tyre, bëri të mundur goditjen dhe shkatërrimin e një grupi i cili merrej me trafikimin dhe shitjen a armëve të zjarrit.

Në kuadër të kësaj janë arrestuar 14 persona. Personat e arrestuar kryenin shitje dhe transportimim të armëve drejt vendeve te Bashkimit Europian, me qëllim furnizimin e grupeve apo strukturave kriminale. Puna e SPAK-ut në vitet e fundit është mbështetur dhe përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian./Dosja.al

kosova shqiperia marreveshje

Sondazh

Poll