Politike

'Vjedhjet e Ramës tejkalojnë miliarda'/ Berisha: Portin e Durrësit kërkon ta ndërtojë me rusët

Nga konferenca për mediat, Berisha theksoi se Rama edhe Portin e Durrësit me vlerë 4 mld dollarë e shkatërroi dhe tani po sjell rusët për të ndërtuar për interesat e tij dhe kundër partnerëve strategjikë të vendit.

9 Mars 2026, 13:02 Nga D.S
'Vjedhjet e Ramës tejkalojnë miliarda'/ Berisha: Portin e
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama, si të përfshirë në të gjitha aferat në Shqipëri dhe skandalet korruptive, ku ka firmën në koncesione dhe prokurime. Nga konferenca për mediat, Berisha theksoi se Rama edhe Portin e Durrësit me vlerë 4 mld dollarë e shkatërroi dhe tani po sjell rusët për të ndërtuar për interesat e tij dhe kundër partnerëve strategjikë të vendit.

"Nuk është çështje e Ballukut, edhe njëherë, asnjëri prej jush nuk duhet të pranojë këtë narrativë. Është çështja direkt e Edi Ramës. Vjedhjet e tij tejkalojnë miliarda. Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë që ka ndërtuar vilën me themele 57 metra të gjata dhe oborr 8300 metra. Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë dhe në botë që ka firmën e tij të zezë mbi objekte publike me vlerë 130 milionë euro siç është inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Edi Rama ka firmën e tij të zezë, dorën e tij të zezë mbi koncesionet në shëndetësi me vlerë 630 milionë euro, gjobë e tmerrshme dhe shkatërrimtare mbi sistemin shëndetësor vetëm për pasurimin e tij.

Edi Rama ka firmën e tij në të gjitha tenderët e rrugëve të shembura sikur të ishin rrugë kashte, por të ndërtuara me çmime 8 deri 12 herë më të shtrenjta se në BE. Edi Rama ka dorën e tij të zezë mbi shkatërrimin e Portit të Durrësit, një pasuri kombëtare prej 4 miliardë eurosh. Ai u përpoq të tërheqë në aferat e tij korruptive NATO-n, por dështoi me turp dhe tani që janë oferta të qarta të partnerëve strategjikë, ai kërkon që portin e Durrësit për ta vjedhur ta ndërtojë me rusët apo me të tjerë që kanë interesa të ngushta strategjike me Shqipërinë dhe NATO-n.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha belinda balluku porti i durresit

Sondazh

Poll