Politike

Përplasjet në Kuvend/ Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Gazment Bardhin e Klevis Balliun, asnjë masë disiplinore për Ballën

PS iu drejtua me një kërkesë Sekretariatit të Etikës, ku kërkoi përjashtimin e Bardhit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për “për pengim të zhvillimit të seancës dhe përdorim të gjuhës fyese”.

9 Mars 2026, 15:14 Nga E. D
Përplasjet në Kuvend/ Sekretariati i Etikës përjashton me 10
Përplasjet në Kuvend

TIRANË- Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me nga 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun, pas përplasjeve në seancën plenare javën e kaluar.

PS iu drejtua me një kërkesë Sekretariatit të Etikës, ku kërkoi përjashtimin e Bardhit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për “për pengim të zhvillimit të seancës dhe përdorim të gjuhës fyese”.

Ndërsa për Klevis Balliun PS kërkoi 30 ditë përjashtim për “sjellje agresive dhe ka dëmtuar pajisjet e sallës së Kuvendit”. Ndërkohë nga ana tjetër, edhe PD ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës për shkak të fjalorit të përdorur drejt deputetes së PD-së, Albana Vokshi, por kërkesa u hodh poshtë nga Sekretariati i Etikës.

Në lidhje me këtë, PD kërkoi përjashtimin me 60 ditë për kreun e grupit parlamrntar të PS-së, Tauland Balla, pasi ky i fusnitm iu drejtua Volshit duke i thënë “Për ty Albana kam numrin0900”.

Sipas Ballës, ky nuk ishte një ofendim, por bëhej fjalët për një numër telefonik, që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. Pas kësaj situate, ditën e sotme Sekretariati i Etikës vendosi të mos marrë masë disiplinore ndaj tij./Dosja.al

sekretariati i etikës partia socialiste partia demokratike perplasjet ne kuvend

Sondazh

Poll