Politike

'Po për Beqajn?' Rama kujton rastin e Ilir Beqajt: Doli që s’ka grup kriminal

Duke u ndalur te prezumimi i pafajësisë, Rama solli në kujtesë rastin e ish-ministrit Ilir Beqaj, duke thënë se në fillim u akuza për grup kriminal, por pas hetimeve ka rezultuar se nuk ka pasur një grup kriminal.

9 Mars 2026, 12:47 Nga I.A
'Po për Beqajn?' Rama kujton rastin e Ilir Beqajt: Doli që
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se nëse prokurorët vijnë në kuvend për të kërkuar heqjen e lirisë së një deputeti, duhet të armatosen me prova. Sipas tij në rastin e Belinda Ballukut,  PS del me qëndrim të prerë për kundërshtimin e dhënies së lejes për arrest.

Duke u ndalur te prezumimi i pafajësisë, Rama solli në kujtesë rastin e ish-ministrit Ilir Beqaj, duke thënë se në fillim u akuza për grup kriminal, por pas hetimeve ka rezultuar se nuk ka pasur një grup kriminal.

“Si mund të vihet në Kuvend pa bërë asnjë verifikim kur ndodhi kjo thagmë, sado në mënyrë të tmerrshme të përshkruhet në një bisedë telefonike? Kur vihet me kaq kollajllëk kokën e një të akuzuari pasi është bërë çdo gjë për t’ia future 7 pash kokën në llum? Po një njeri i thjeshtë? E parafytyroni ju si mund ta hajë fletën e arrestit surratit me një logjikë rrafsh si kjo? Kur sheh këtë e kupton sesi e hanë shumë njerëz në Shqipëri dhe vendi jonë është bërë delja e zezë e këshillit të Europës. S’kam folur ndonjëherë për Ilir Beqajn duke respektuar vijën e kuqe, por tani që ka një hetim, s’paska pas grup të strukturuar. Në botë prokurori kërkon, gjykatësi frenon, këtu prokurori kërkon gjykatësi vrapon… në emrin tonë jo. Me votën tonë jo. Kur të vijnë për të kërkuar heqjen e lirisë për një deputet të vijnë të armatosur me prova”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll