Politike

Gjyqi ndaj Erion Veliajt, Dado: Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha po bëhen pengesë për vijim e gjykimit, procesi do vazhdoj në mungesë të tyre

Gjatë kësaj seance gjyqësore, prokurori Ols Dado ka folur për mungesta e të pandehurve në seancë.

9 Mars 2026, 14:24 Nga E.d
Gjyqi ndaj Erion Veliajt, Dado: Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha po
Foto ilustruse

TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Seanca është zhvilluar në orën 9:30 ku kryesuese ka qenë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatoret ishin Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim çështjen e Veliajt dhe 28 personave të tjerë që janë pjesë e dosjes, më 9 shkurt. 

Gjatë kësaj seance gjyqësore, prokurori Ols Dado ka folur për mungesta e të pandehurve në seancë. Ai u shpreh se Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha edhe pse kanë marrë dijeni për zhvillimin e seancës, po bëhen pengesë për vijim e gjykimit. Sula dhe Shkëlqim Fusha po bëhen pengesë për vijimin e gjykimit. Dado tha se procesi të vijojë në mungesë të tyre.

Prokurori Ols Dado për mungesat e të pandehurve në seancë: Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha edhe pse kanë marrë dijeni bëhen pengesë për vijim e gjykimit. Në lidhje me kërkesën e Veliajt, qëndrimi i SPAK-ut është se Veliaj është njohur me aktet, si avokatët edhe vetë i pandehuri. Në lidhje me ato që kanë marrë dijeni dhe nuk janë në sallë gjykata të vijojë edhe në mungesë të tyre./Dosja.al

erion veliaj  ols dado seanca

Sondazh

Poll