Politike

Vendimi i PS për Ballukun/ Berisha: Tani i përket sovranit të thotë fjalën e tij

Nga konferenca për mediat, Berisha theksoi se Rama edhe Portin e Durrësit me vlerë 4 mld dollarë e shkatërroi dhe tani po sjell rusët për të ndërtuar për interesat e tij dhe kundër partnerëve strategjikë të vendit.

9 Mars 2026, 13:04 Nga I.A
Vendimi i PS për Ballukun/ Berisha: Tani i përket sovranit të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Parlamenti është i aneksuar nga qeveria dhe se drejtësia po pengohet të veprojë, ndaj zgjidhja mbetet reagimi qytetar. Gjatë sesionit të pyetje-përgjigjeve me gazetarët, Berisha u pyet nëse drejtësia duhet të gjejë mënyra ligjore për të vepruar edhe pa miratimin e shumicës. Sipas tij, nëse ekzekutivi refuzon vendimet e drejtësisë, atëherë përgjegjësia për reagim i takon qytetarëve si sovran.

'Tani, duhet të jemi të sinqertë. Nuk ka patur njeri më kritik në këtë platformë se unë, ndaj drejtësisë. Por në rast se ekzekutivi me kartonat e krimit vendos të mos pranojë vendimet e drejtësisë, i përket sovranit dhe jo drejtësisë, të thotë fjalën e vet. Sepse drejtësia e tëra është një trup, ta marrim 300-400-500 sa janë 1000, dhe të gjitha hallkat e tjera janë në duart e ekzekutivit. Në këtë kontekst, është sovrani ai që duhet të ndërhyjë me të gjitha mjetet kushtetuese demokratike për të bërë të mundur ushtrimin e pushtetit nga pushteti gjyqësor në Shqipëri. Ndaj dhe, a do vazhdojë drejtësia të lëshojë urdhëra të tjerë për arrestin e Edi Ramës apo jo, unë nuk mund ta parashikoj këtë. Një gjë është e sigurtë që, zgjidhja është vetëm në duart e qytetarëve. Kemi të bëjmë me fatin e çdo shqiptari, kemi të bëjmë më endërrën europiane të integrimit në BE të të gjithë shqiptarëve. Ndaj dhe, cili do të jetë reagimi i drejtësisë në këtë rast, unë nuk mund të parashikoj, por detyra e opozitës, detyra e qytetarëve është të qëndrojë me të gjithë forcën në anën e kushtetutës dhe shtetit ligjor,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll