Politike

'Rama mbylli dyert e integrimit në BE'/ Berisha: Ky ishte një sulm direkt ndaj qytetarëve shqiptarë

Sipas kreut të PD-së, me këtë qëndrim kryeministri po dëmton edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

9 Mars 2026, 10:56 Nga I.A
'Rama mbylli dyert e integrimit në BE'/ Berisha: Ky ishte
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi Ramën se po vendos veten mbi Kushtetutën, ligjin dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Berisha tha se Rama “hoqi çdo maskë” dhe doli në mbrojtje të plotë të Ballukut, duke sfiduar sipas tij drejtësinë dhe institucionet e vendit. Sipas kreut të PD-së, me këtë qëndrim kryeministri po dëmton edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

'Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike të Edi Ramës për Lubi Ballukun, në fakt elegjinë e tij për veten e tij dhe për Lubinë. Sot, Edi Rama hoqi çdo lloj maske dhe doli publikisht në mbrojtje totale duke vënë në peng Kushtetutën e vendit, ligjet e vendit, ndarjet e pushtetit dhe procesin e integrimit evropian. Edi Rama iu tha shqiptarëve sot se Belinda Balluku është e paprekshme. Se Skapi është një zero me bisht. Se drejtësia nuk ekziston. Dhe se ai nuk ka ndërmend të përfillë asgjë nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Ai mori në mbrojtje totale veten e tij sepse de facto Lubia nuk ka qenë asgjë tejtër veçse noterja apo regjistruesja e të gjitha vjedhjeve 25-vjeçare të këtij kryehajduti.

Edi Rama sot sfidoi çdo shqiptar, sfidoi qytetarët shqiptarë. Të dashur qytetarë dhe qytetare, nuk është një sulm kryesisht nga Spakut, ndaj drejtësisë kjo që po bën sepse në këtë drejtim, drejtësia po përfaqëson ju, po përfaqëson ligjin dhe interesat tuaja. Por ky është një sulm direkt ndaj jush, ndaj dinjitetit tuaj, ndaj lirive tuaja. Ky është një sulm me të cilin Edi Rama u thotë ju se ai qëndron mbi ligjin dhe se ai si një narkodiktator i vërtetë vendos në këtë vend për gjithçka dhe për çdo gjë. Ai, sot dëshmoi më shumë se kurrë se është i gatshëm t’i përdorë mandatet e tij të krimit si bajoneta kundër qytetarëve shqiptarë dhe interesave të tyre në tërësi. Dhe në veçanti për mbylljen e dyerve të integrimit të Shqipërisë në BE,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll