Politike

Manja komenton akuzat e SPAK ndaj Ballukut: Nuk ka fakte që ka intimiduar dëshmitarët

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Manja komentoi akuzat që Struktura e Posaçmeka ngritur mbi Ballukun.

9 Mars 2026, 10:43 Nga D.S
Manja komenton akuzat e SPAK ndaj Ballukut: Nuk ka fakte që ka intimiduar
Ulsi Manja

TIRANË- Deputeti i PS, Ulsi Manja tha se nuk ka fakte që ish-zv,kryeministrja Belinda Balluku ka intimiduar dëshmitarët. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Manja komentoi akuzat që Struktura e Posaçme ka ngritur mbi Ballukun.

Manja theksoi se, nuk ka asnjë indikim se Balluku ka përdorur ndikimin e saj për të prishur provat.

Prishje provash, shkaku ra sepse Balluku nuk është më në detyrë. Sot nuk ka një akuzë për pengim të drejtësisë. Nuk ka asnjë indikim se Balluku ka përdorur ndikimin e saj për të prishur provat. Na u paraqit një procesverbal ku dy shtetase bisedojnë me njëra tjetrën lidhur me dëshminë që njëra nga këto shtetase dha në SPAK mbi hetimin. Ajo pretendon se kjo dëshmitare është intimiduar.

Kjo nuk rezulton as nga procesverbali pas nga dëshmia, që të jetë kërcënuar nga Balluku apo kabineti i saj i cili është opsion abstrakt. Lidhur me dëshmitaren, është me rëndësi ta them, ajo ka statusin e të pandehur në procedim, dhe sipas Kodit të Procedurës Penale, thëniet e saj merren me rezervë. Nuk mban përgjegjësi për deklarimet e saj,' tha Manja./Dosja.al

ulsi manja spak belinda balluku

Sondazh

Poll