Politike

SPAK kërkon heqjen e imunitetit, Manja: Balluku nuk e pengon hetimin

Gjatë fjalës së tij para grupit socialist, Manja ka theksuar se pretendimi i SPAK se Balluku mund të prishte provat apo te intimidonte dëshmitarët ka rënë, pasi ajo nuk është më anëtare e kabinetit.

9 Mars 2026, 10:40 Nga I.A
SPAK kërkon heqjen e imunitetit, Manja: Balluku nuk e pengon hetimin
Ulsi Manja

TIRANË- Ulsi Manja ka deklaruar se Belinda Balluku nuk ka penguar asnjëherë hetimet e SPAK në lidhje me të. Gjatë fjalës së tij para grupit socialist, Manja ka theksuar se pretendimi i SPAK se Balluku mund të prishte provat apo te intimidonte dëshmitarët ka rënë, pasi ajo nuk është më anëtare e kabinetit.

Po ashtu Manja ka nënvizuar se mbi Ballukun nuk ka asnjë akuza për pengim të drejtësisë. 

”Masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit është vendosur në nëntor 2025. Në 16 dhjetor 2025 Prokuroria i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestim. Këshilli pasi dëgjoi prokurorët dhe mbrojtësit e deputetes, zhvilluam diskutimet tona dhe në përfundim kemi këtë qëndrim. Prokuroria thotë se janë shtuar fakte dhe episode të reja penale çka e shton sanksionin e veprës dhe dëmin hipotetik që ka pësuar shteti. Në vlerësimin tonë nëse do pranohet fakti se çdo zgjerim i hetimit konsiderohet rrethanë e re që të justifikojë arrestin, çdo procedim penal me shumë episode do përfundonte në paraburgim. Mbi rrezikun e prishjes së provave: prokuroria përmend mundësinë e ndikimit përmes personave me influencë si dhe tentative presioni ndaj dëshmitarëve. Lidhur me këtë pretendim në kërkesën e SPAK, prokuroria i referohej faktit kur ishte Ministre. Ky shkak tani ka rënë. Ndaj Ballukut nuk ka një akuzë për pengim të drejtësisë. Nuk ka asnjë provë, direkte apo indirekte kur deputetja të ketë përdorur ndikimin e saj për të prishur provat”, tha Manja./Dosja.al

ulsi manja

Sondazh

Poll