9 Mars 2026, 10:34
Nga I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Ulsi Manja ka deklaruar se imuniteti i deputetit nuk është privilegj individual por një garanci institucionale. Gjatë fjalës së tij para grupit socialist, Manja ka theksuar se roli i Kuvendit në këtë rast nuk është vetëm formal por thelbësor.
”Në Këshill kemi pasur diskutime. Nuk u arrit që të dilnim me një raport të përbashkët; opozita ka një qëndrim tjetër. Raporti i opozitës mbron tezën që Kuvendi të mos e vlerësojë masën e sigurisë. Në vlerësimin tonë, si anëtarë të Këshillit të Mandateve, kjo qasje reduktuese nuk përputhet me frymën e Kushtetutës. Autorizimi është akt vullneti që mbart përgjegjësi politike dhe juridike. Nëse dhënia e këtij autorizimi do të ishte e detyrueshme sa herë që kërkohej nga SPAK, atëherë dispozita kushtetuese do të ishte e panevojshme. Këtë e ka theksuar edhe Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj, si dhe opinionet e Komisionit të Venecias.
Imuniteti procedural nuk mund të jetë privilegj personal, por garanci institucionale për mbrojtjen dhe funksionimin e lirë të Kuvendit. Kuvendi ka detyrimin të verifikojë nëse ndërhyrja në liri është reale dhe e domosdoshme. Ky rol i Kuvendit del qartësisht nëse i referohemi rastit të ndalimit në flagrancë të një deputeti. Kur ai kapet në kryerje e sipër të një krimi, apo menjëherë pas kryerjes së tij, drejtuesi i SPAK njofton Kuvendin. Kur konstatohet se nuk ka vend për procedim, vendoset heqja e masës. Pra, roli i Kuvendit për heqjen e imunitetit nuk është formal”, tha ai./Dosja.al
ulsi manja
Politike
9 Mars 2026, 10:25
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Ulsi Manja ka deklaruar se kallëzimet në Prokurorinë e Posaçme për Belinda Ballukut janë bër&e...
Politike
9 Mars 2026, 10:17
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Ulsi Manja ka prezantuar ditën e sotme raportin e maxhorancës për imunitetin e Belinda Ballukut. Gjatë fja...
Politike
9 Mars 2026, 10:17
D.S
Belinda Balluku
TIRANË- Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Pas kërkesës së Balluku...
Politike
9 Mars 2026, 10:12
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka deklaruar se raporti i maxhorancës për imunitetin e Belin...
Politike
9 Mars 2026, 09:40
D.S
TIRANË- Biznesmeni Elman Abule është paraqitur diten e sotme në GJKKO. Abule ndodhet në gjyq në lidhje me dosjen e kryebashkiaku...
Politike
9 Mars 2026, 09:15
D.S
Erion Veliaj
TIRANË- Mbahet sot seanca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Më...
Politike
9 Mars 2026, 08:52
D.S
Belinda Balluku
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Grupit Parlament...
Politike
9 Mars 2026, 08:20
D.S
TIRANË- Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë sot kërkesat për përjashtimin e tre deputetëve nga Kuvendi. M...
Politike
8 Mars 2026, 22:54
I.A
Olsi Rama
ITALI- Ashtu siç ishte paralajmërur, sonte në emisionin investigativ “Le Iene”, që transmetohet në It...
Politike
8 Mars 2026, 20:36
D.S
TIRANË- Ora 10:00 e paradites të së Hënës do të gjej të mbledhur Grupin Parlamentar të PS për të diskutuar e...