Politike

Manja prezanton raportin e PS-së për mandatin e Ballukut: Narrativa e SPAK se mund të prishë provat apo të arratiset është hipotetike

Gjatë fjalës së tij para grupit socialist, Manja është shprehur se narrativa e SPAK se Balluku mund të prishë provat apo të arratistet është hipotetike. 

9 Mars 2026, 10:17 Nga I.A
Manja prezanton raportin e PS-së për mandatin e
Ulsi Manja

TIRANË- Ulsi Manja ka prezantuar ditën e sotme raportin e maxhorancës për imunitetin e Belinda Ballukut. Gjatë fjalës së tij para grupit socialist, Manja është shprehur se narrativa e SPAK se Balluku mund të prishë provat apo të arratistet është hipotetike. 

Po ashtu, Manja ka theksuar se zëvendësimi i masës së sigurisë me një masë më të rëndë, kërkohet vetëm në dy raste, kur janë rënduar akuzat apo kur nuk është respektuar masa e vendosur. 

“Raporti për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dhënie autorizimin për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Kemi arritur Në këtë raport që do t’u prezantoj, në dakordësi të plotë me njëri-tjetrin. Sot që po e diskutojmë këtë raport ka ndodhur një realitet i ri institucional, deputetja nuk ushtron më pushtet ekzekutiv si pasojë e ndryshimeve të qeverisë. Shpesh kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje për gjykim publik. Kërkesa e SPAK në fakt në rastin e Ballukut ndryshon nga kërkesat e tjera të ardhura në kuvend, sepse nuk është për caktimin e një mase sigurimi për herë të parë, por Kuvendit i kërkohet të zëvendësojë një masë sigurimi personal, me një masë më të rëndë atë të arrestit, për një vepër penale që SPAK po heton që në gusht 2024. Kjo masë mund të kërkohet në dy raste, kur janë rënduar akuzat ose kur nuk ka respektuar masën e vendosur. Rasti i dytë kundërshtohet, sepse Balluku ka respektuar masën e sigurimit personal, atë të daljes jashtë shtetit”, tha Manja./Dosja.al

ulsi manja

Sondazh

Poll