Politike

Berisha: Përfaqësuesit e PPE janë shokuar me ato që konstatuan në Shqipëri

Berisha u shpreh se ata gjetën një realitet që nuk mund ta besonin se ishte.

7 Mars 2026, 15:06 Nga E.d
Berisha: Përfaqësuesit e PPE janë shokuar me ato që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, tha se përfaqësuesit e PPE janë shokuar me ato që konstatuan në Shqipëri. Berisha u shpreh se ata gjetën një realitet që nuk mund ta besonin se ishte.

Lideri demokrat theksoi se PD dhe deputetët e saj kanë bërë, se 7 rezoluta të miratuara nga organizatat ndërkombëtare në të cilat rreshtohen çështjet kryesore. Sipas tij, ato janë rezultat i përpjekjeve të mëdha të përfaqësuesve të PD. Në fund, ai tha se  zhvillimet që tejkalojnë imagjinatën në Shqipëri, njeriu e ka të vështirë t’i përtypë dhe t’i pranojë se ndodhin.

Alban Tirana: Doktor, para disa ditësh ndodheshin në Tiranë 28 politikanë të PPE, të cilët u shokuan nga kapja e shtetit nga Ramaduro, çka tregon se politikanët e PD nuk i kanë informuar kancelaritë evropiane për situatën në Shqipëri. Pra deputetët e PD më shumë duhet të rrinë tek zyrat e BE, PE, KE për t’i informuar për gjëmat dhe bëmat e Ramaduros.

Sali Berisha: Përshëndetje Alban, tani do të rrëfej një gjë personale. Gjatë takimeve me të huaj që kam pasur këto tre vitet e fundit, takimet kanë përfunduar jo në një, por në disa raste me një konkluzion të tyre, se këtu po dëgjojmë gjëra të paimagjinueshme, por që janë të vërteta sepse unë në takime, unë përdor dokumente. Ngaqë e di vetë se janë të vështira për t’u besuar, atëherë unë çdo paraqitje që bëj, e paraqes me dokumente. Pra, desha të them se sado që të flasim, sado që themi, mendja e tyre e ka të vështirë t’i rrokë ato. Ta dish se kjo është një nga arsyet kryesore.

PD dhe deputetët e saj kanë bërë, se 7 rezoluta të miratuara nga organizatat ndërkombëtare në të cilat rreshtohen çështjet kryesore, janë rezultat i përpjekjeve të mëdha të përfaqësuesve të PD. Janë rezultat i tyre. Por prapë këta njerëz, kur erdhën këtu, çfarë dallimi kishte kjo? Dallimi ishte se kësaj herë na dëgjuan jo vetëm ne, por shkuan dhe takuan grupe nga më të ndryshmet. Dhe ata gjetën një realitet që nuk ishte i ekzagjeruar. Gjetën një realitet që nuk mund ta besonin se ishte. Në Mal të Zi ata u ulën të bëjnë konkluzionin e vizitave në të dy vendet dhe për Shqipërinë thanë se ishin shokuese ato që konstatuan në Shqipëri.

Pra, janë kaq të pabesueshme zhvillimet këtu saqë lë me gojë hapur çdo njeri. Jo se nuk jemi përpjekur, por këto tejkalojnë çdo gjë. Nuk po hyj unë të analizoj unë për shembull presupozimet e tyre se pse Rama mbron Lubinë. Kështu që në këtë drejtim, ti ke të drejtë që shprehesh në atë mënyrë, por të garantoj se deputetët kanë bërë përpjekje shumë të mëdha. Por zhvillime shumë të pabesueshme që tejkalojnë imagjinatën në Shqipëri, njeriu e ka të vështirë t’i përtypë, t’i pranojë se ndodhin. Por ja që ndodhin këtu./Dosja.al

sali berisha pd ppe

Sondazh

Poll