Politike

"Do të të jap medalje"/ Rama- sipërmarrëses: Je e para që thua s’dua mbështetje! Po pyesja veten pse je ulur vetëm...

Një prej tyre tha se biznesi i saj nuk po arrin të zgjerohet pasi i thuhet se ndërhyn në Parkun e Shebenikut, por ndodhet larg. Në përgjigje, Rama tha se biznesi mund të zgjerohet falë Paketës së Maleve duke ndjekur e respektuar parametrat.

7 Mars 2026, 14:55 Nga E. D
"Do të të jap medalje"/ Rama- sipërmarrëses: Je e
Edi Rama

LIBRAZHD- Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të segmentit provizor Librazhd-Prrenjas, zhvilloi edhe një bisedë me banorët mbi shqetësimet e tyre. Një prej tyre tha se biznesi i saj nuk po arrin të zgjerohet pasi i thuhet se ndërhyn në Parkun e Shebenikut, por ndodhet larg. Në përgjigje, Rama tha se biznesi mund të zgjerohet falë Paketës së Maleve duke ndjekur e respektuar parametrat. Ndërkohë, që banorja tha se nuk i nevojitet mbështetje shtesë, Rama u habit dhe tha se do ta dekoronte me medalje.

“Do të të jap medalje se je shqiptari i parë që njoh unë dhe thotë nuk dua mbështetje. Të të jap një medalje për këtë punë se nuk e kisha takuar shqiptarin e parë që thotë s’dua mbështetje. Po pyesja veten pse je ulur vetëm, por s’do asnjë mbështetje. Aplikimin direkt te Këshilli Kombëtar i Territorit dhe do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen”, tha kryeministri./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll