Politike

"Duhet të dish se për kë po voton"/ Ditmir Bushati me tone kritike: Qeveria duhet të ketë frikë popullin, jo populli qeverinë

Lidhur me anëtarësimin e vendit në BE, Bushatit tha se BE nuk ka një problem parimor për të pranuar vende si Shqipëria, veçanërisht duke pasur parasysh se Shqipëria është tashmë pjesë e NATO. Por sipas tij, problemi qëndron tek përputhshmëria e modelit politik të vendit me standardet demokratike që mbizotërojnë në Unionin evropian.

7 Mars 2026, 14:37 Nga E. D
"Duhet të dish se për kë po voton"/ Ditmir Bushati me
Ditmir Bushati

SHKODËR- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë një takimi në Shkodër ka folur me tone kritike ndaj mënyrës si funksionon sistemi politik në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Bushati theksoi se ajo që përbën shqetësim është fakti se ekziston ende modeli kur politikani nuk ka frikë nga populli.

Lidhur me anëtarësimin e vendit në BE, Bushatit tha se BE nuk ka një problem parimor për të pranuar vende si Shqipëria, veçanërisht duke pasur parasysh se Shqipëria është tashmë pjesë e NATO. Por sipas tij, problemi qëndron tek përputhshmëria e modelit politik të vendit me standardet demokratike që mbizotërojnë në Unionin evropian.

“Ne duhet të merremi me modelin politik. Nuk ka asnjë problem BE për të pranuar Shqipërinë apo Serbinë. Ne jemi anëtare të NATO-s. Pra, vetoja nuk është argument se do të jetë vetë e interesuar BE për të thënë ejani. Por modeli ynë nuk është i përputhshëm me konceptin apo modelin mbizotërues në BE. Ka përjashtime edhe brenda BE. Te rasti i Shqipërisë problemi kryesor ëshë në radhë të parë garantimi i fushës së lojës dhe aftësia e gatishmëria për me pranuar humbjen e pushtetit.

Nëpër shoqëri që nuk kanë tradita demokratike, rotacioni vjen më shumë nga gatishmëria e udhëheqësit pë të pranuar humbjen e pushtetit sesa drejtpërdrejt vota e qytetarëve. Duhet të ndajë admiministraën e shtetit nga partia. Kjo është muzikë për veshët tanë në kushtet që jemi. Ne mund të bëjmë sistemin zgjedhor më të mirë por duhet të garantojmë rregullat e lojës. Duhet të ndajmë mendjen nëse duhet të bëjmë këto punë apo jo. Kur të ndajmë mendjen, ne na duhen këto elementë. Ti duhet të dish se për kë po voton dhe ata për të cilët ke votuar duhet të kenë frikë ty.

Ne nuk kemi shkuar në sistemin ku politikani ka frikë popullin, por jemi në situatën ku populli ka frikë politikanin. Çdo muaj Athina digjej nga studentët e Politeknikut dhe ca isht në përkujtim të revoltave të tyre. Kishte raste që e tërhiqnin zvarrë në kuptimin figurativ politikanin apo shtetarin nëse mendonin se kishte abuzuar me detyrën. Kjo reformë administrative nuk do të thotë asgjë a do të jetë nga 60 e ca bashki apo 150. Për mua duhet të respektohet ky lloj raporti sepse jam i bindur se i zgjedhur vendor e di shumë mirë nëse në qytet ka më pak nxënës apo më shumë që regjistrohen,” tha Bushati./Dosja.al

ditmir bushati

Sondazh

Poll