Politike

Berisha: Protesta është një sakrificë që e bën agjërimin edhe më të pranueshëm nga i gjithëfuqishmi

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, u pyet se pse ora e protestave lihet në darkë.

7 Mars 2026, 15:04 Nga E.d

Berisha: Protesta është një sakrificë që e bën

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se protesta është një sakrificë që e bën agjërimin edhe më të pranueshëm nga i gjithëfuqishmi. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, u pyet se pse ora e protestave lihet në darkë.

Në lidhje me këtë, Berisha tha se anë disa arsye që lidhen me punën, lidhen me ditën e punës, lidhen edhe me agjërimin. 

Halit Pepmarku: Pse ora e protestave lihet në darkë duke e ditur që njerëzit vijnë nga rrethet dhe policia shfrytëzon rastin dhe bën kërdinë me protestuesit e opozitës?

Sali Berisha: Halit, janë disa arsye që lidhen me punën, lidhen me ditën e punës, lidhen edhe me agjërimin sepse edhe mund ta tolerojnë, por edhe i rëndon protesta gjatë orëve të regjimit. Pra përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për ta bërë pjesëmarrjen sa më të mundshme. Megjithatë duhet të them këtu se duke e marrë agjërimin si sakrificë me qëllim që të pranohet nga i gjithëfuqishmi, edhe protesta është një sakrificë që e bën agjërimin edhe më të pranueshëm, edhe më fisnik, edhe më të bekuar nga i gjithëfuqishmi./Dosja.al

sali berisha protesta pd

Sondazh

Poll