Politike

"Vendet e BE-së e refuzonin"/ Korridori VIII, Rama: Vepër shumë e madhe për tu zhytur në baltë

 Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ka pasur gjithmonë refuzim nga ana e BE për ta përfshirë në korridoret europiane sepse përfshirja i jep një korridori vlerën si një aset i BE. 

7 Mars 2026, 14:35 Nga E.d
"Vendet e BE-së e refuzonin"/ Korridori VIII, Rama: Vepër
Edi Rama

LIBRAZH- Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se korridori VIII ka qenë prej kohësh i deklaruar strategjik por nuk ka qenë i pranuar nga BE si një korridor europian. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ka pasur gjithmonë refuzim nga ana e BE për ta përfshirë në korridoret europiane sepse përfshirja i jep një korridori vlerën si një aset i BE. 

Rama theksoi se duke qenë aset i BE, bëhet i financueshëm nga fondet europiane ose që mund të merren nga organizatat financiare. Ai shtoi se lidhja me portin e Durrësit garanton një aks tjetër të lëvizjes së mallrave, më të shpejtë, me kosto më të ulët. 

“Korridori VIII ka qenë prej kohësh i kuptuar dhe i deklaruar strategjik por nuk ka qenë i pranuar nga BE si një korridor europian. Arsyeja ka qenë se jo të gjitha vendet e BE e dëshironin këtë korridor dhe ka pasur gjithmonë refuzim nga ana e BE për ta përfshirë në korridoret europiane sepse përfshirja i jep një korridori vlerën si një aset i BE. Duke qenë aset i BE, bëhet i financueshëm nga fondet europiane ose që mund të merren nga organizatat financiare. Ka qenë puna, diplomacia jonë që në samitin e zhvilluar në Tiranë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor ky korridor u fut në rrjetin europian.

Natyrisht që duke u bërë kjo, jo vetëm u kuptua natyra strategjike  e tij, por edhe rëndësia. Lidhja me portin e Durrësit garanton një aks tjetër të lëvizjes së mallrave, më të shpejtë, me kosto më të ulët. Paralelisht, korridori duhet të ndërtohet edhe në vendet që i kemi ngjitur apo më pas, në RMV e Bullgari. Përpjekja jonë për një krah ushtarak do ta bëjë edhe më të rëndësishëm dhe do të rrisë në mënyrë të jashtëzakonshme vlerën e tij, pronës dhe impaktin ekonomik e social. Është vepër shumë e madhe për t’u zhytur në baltën e makinerisë që veç e prodhon”, tha Rama./Dosja.al

edi rama librazhd takim

Sondazh

Poll