Politike

"Qurravitjet, s’mjaftojnë"/ Ditmir Bushati për ish-krerët e UÇK në Hagë: Shkojmë në KiE mbajmë fjalim dhe themi idiot prokurorit...

Ish-ministri i Jashtëm thekson, se krahas “folklorit e këngëve”, që janë të rëndësishme, është e nevojshme që të punohet me një strategji të qartë kombëtare që sipas tij mungon.

7 Mars 2026, 14:42 Nga E. D
"Qurravitjet, s’mjaftojnë"/ Ditmir Bushati për
Ditmir Bushati

SHKODËR- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar gjyqin në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK. Ish-ministri i Jashtëm thekson, se krahas “folklorit e këngëve”, që janë të rëndësishme, është e nevojshme që të punohet me një strategji të qartë kombëtare që sipas tij mungon.

“Gjendemi përballë një situatë në Hagë ku duket se historia do të kthehet kokë mbrapsht dhe ka një gare me bluzat liria ka emër, bëhen mitingjet dhe diskutimet patriotike dhe asnjë nuk bëhet për kauzat tona në raport për të tjerët. Dhe dhashtë zoti që nuk dënohen ata njerëz dhe në fund vendosen shenja barazie mes agresorit dhe viktimës.

Ti nuk ke asnjë lloj pune në këtë proces. Duhet të korrigjojmë këtë gjë krahas folklorit e këtyre këngëve çohu ti e hajde ti. Shkojmë në KiE mbajmë një fjalim dhe themi idiot prokurorit etj etj dhe kmë katolik se Papa dhe nuk kemi asnjë strategji dhe proces për ta kthyer këtë në strategji kombëtare”, shtoi ai./Dosja.al

ditmir bushati

Sondazh

Poll