Politike

Rama: Korrupsioni po luftohet më shumë se asnjëherë tjetër! Shqipëria do shkojë aty ku është e destinuar të shkojë...

Gjatë takimit të zhvilluar me banorët në Librazhd për hapjen e devijimit provizor Rama tha se, çdo proces në vendet demokratike ka edhe prokurorin dhe gjykatësin, dhe në fund ka rëndësi ajo çfarë thotë arbitri.

7 Mars 2026, 15:01 Nga E. D
Rama: Korrupsioni po luftohet më shumë se asnjëherë
Edi Rama

LIBRAZHD- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është një ndër vendet, që po e lufton më së shumti korrupsioni. Gjatë takimit të zhvilluar me banorët në Librazhd për hapjen e devijimit provizor Rama tha se, çdo proces në vendet demokratike ka edhe prokurorin dhe gjykatësin, dhe në fund ka rëndësi ajo çfarë thotë arbitri. Gjithashtu Kryeministri theksoi se PS do ta çojë Shqipërinë atje ku e meriton të jetë, duke iu referuar integrimit në BE. 

“Si qenka Shqipëria e zhytur në korrupsion, kur po luftohet më shumë se çdo herë tjetër. Sot që flasim edhe rastet që janë trajtuar janë 85 % raste që i përkasin mandatit të parë dhe të 2 dhe në gjithë ato raste janë 10 me akuzën e korrupsionit. A kemi ne probleme me korrupsionin? Patjetër që kemi, por a po lufton kush me shumë se ne kundër korrupsionit? Askush.

Më parë nuk është luftuar kurrë. Por ndaj vendet kanë Prokurorë dhe gjykatës, dhe është ajo që thotë arbitri në fund që ka rëndësi. Por për sa kohë kemi mallkimin e komunizmit dhe të historisë tonë akoma vërdall që sjell vërdall një tufë qorrash e kemi dhe këtë taksirat. Në demokraci nuk e zgjedhim kundërshtarin, por ne do vazhdojmë përpara. Shqipëria do shkojë aty ku është e destinuar të shkojë nuk ka kthim pas”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll