Politike

Ministri Karakaçi: Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH! Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

Lidhur me Korridorin VIII, ai tha se 33 kilometra janë kontraktuar nga ARRSH dhe s’ka pasur ndalesa në punime, veç aksit Librazhd-Prrenjas.

7 Mars 2026, 15:02 Nga E. D

 

Ministri Karakaçi: Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH!
Enea Karakaçi

 

LIBRAZHD- Ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi u tha banorëve se janë marrë të gjitha masat për t’iu rikthyer normalitetit në aksin Librazhd-Prrenjas. Lidhur me Korridorin VIII, ai tha se 33 kilometra janë kontraktuar nga ARRSH dhe s’ka pasur ndalesa në punime, veç aksit Librazhd-Prrenjas.

“E di që ju është krijuar një shqetësim për disa ditë të vazhdueshme. Janë marrë të gjitha masat që gjërat të vijojnë normalisht. Korridori VIII që njohim ne sot, është 33 kilometra i kontraktuar nga ARRSH. Ka 8 faza dhe nuk ka pasur asnjë ndalesë në punimet normale.

Qytetarët mund ta konstatojnë që janë shtruar shtresat asfaltike në njërën korsi dhe do të vijojë në anën tjetër. E vetmja ndalesë ka qenë në këtë aksin këtu dhe do të vazhdojë derisa të ndërtohet rruga sekondare 1.3 kilometra. Ky është një korridor i rëndësishëm për lëvizjen dhe zhvillimin ekonomik. Të gjitha segmentet e tjera po ecin sipas fazave të afateve kontraktore”, tha Karakaçi./Dosja.al

 

enea karakaçi

Sondazh

Poll