Politike

Rama pas inspektimit të aksit Librazhd-Prrenjas: Rrëshqitja e rrugës, për arsye natyrore! S’u shemb nga korrupsioni

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është hedhur shumë baltë dhe akuza lidhur me këtë situatë, por sipas tij, rrëshqitja e rrugës ka ndodhur për arsye natyrore.

7 Mars 2026, 14:10 Nga E. D
Rama pas inspektimit të aksit Librazhd-Prrenjas: Rrëshqitja e
Edi Rama

LIBRAZH- Kryeministri Edi Rama, pasi ka inspektuar situatën në rrugën Librazhd-Prrenjas, ka zhvilluar edhe një takim me banorët e zonës për hapjen e devijimit provizor. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është hedhur shumë baltë dhe akuza lidhur me këtë situatë, por sipas tij, rrëshqitja e rrugës ka ndodhur për arsye natyrore. Rama shtoi gjithashtu, se zona ka pasur edhe më herët probleme të ngjashme për shkak të përbërjes gjeologjike të terrenit.

“Plagë e hapur që ka shkaktuar një rrebesh balte të jashtëzakonshëm të prodhuar nga makineria e baltës politike e mediatike që ka tundur 700 tenxheret me gjithfarë shpifjesh, akuzash e fantazish se me demek, u shemb rruga nga korrupsioni ndërkohë që është shumë e qartë që segmenti është i vjetër dhe rrëshqitja lidhet me një fenomen tërësisht natyror.

Shpejtësia e gënjeshtrës është bërë shumë më e madhe, ndërkohë që e vërteta është në vështirësi shumë të madhe për shkak të vorbullave dhe uraganëve të gënjeshtrave që vijnë nga të katra anët na pasqyrat e telefonave dhe kanalet e medias.

E vërteta në fund gjithmonë del dhe fiton. Duhet vetëm durim dhe këmbëngulje për të vazhduar drejt. Më vjen keq që gjëja ka ndodhur, ka shkaktuar shumë shqetësime dhe ka prishur ritmin e jetës për shumë banorë, por jemi këtu për të vënë qetësi për një kalendar pune dhe afatet e reja që i kemi vënë vetes”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll