Politike

Pas vendimit të Kushtetueses, Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Ndaj Ballukut janë dy masa, ajo e pezullimit nga detyra dhe bllokimi i pasaportës për të dalë jashtë shtetit. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Ballukut. 

5 Mars 2026, 12:07 Nga E. D
Pas vendimit të Kushtetueses, Apeli i GJKKO do të shqyrtojë
Belinda Balluku

TIRANË- Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut më datën 9 mars në orën 09:00. Çështja do të shqyrtohet nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça.

Ndaj Ballukut janë dy masa, ajo e pezullimit nga detyra dhe bllokimi i pasaportës për të dalë jashtë shtetit. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Ballukut. 

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

apeli i gjkko belinda balluku

Sondazh

Poll