Politike

U mbajt një minutë heshtje për familjen Jashari/ Berisha nga foltorja: Ulni kokën se nuk votoni genocidin serb në Kosovë

Sot në fillim të seancës plenare, parlamenti kujtoi luftën epike të Adem Jasharit dhe familjes së tij duke mbajtur një minutë heshtje.

5 Mars 2026, 11:25 Nga D.S
U mbajt një minutë heshtje për familjen Jashari/ Berisha nga
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha akuzoi mazhorancën e se, po mohon gjenocidin e ushtruar nga Serbia në Kosovë.

Sot në fillim të seancës plenare, parlamenti kujtoi luftën epike të Adem Jasharit dhe familjes së tij duke mbajtur një minutë heshtje. Berisha theksoi se vetëm në familjen Jashari u vranë 56 burra, gra dhe fëmijë, ndërsa kujtoi edhe rreth 2 mijë fëmijët e vrarë gjatë luftës.

Fjala e plotë:

"Së dyti, nderuat dhe bëtë shumë mirë që nderuam sot legjendën e guximit shqiptar, Adem Jasharin, kulmin e heroizmit.
Por ulni kokën se nuk pranoni gjenocidin serb në Kosovë.
Uleni kokën sot.
Janë vetëm në familjen Jashari 56 burra, gra dhe fëmijë.
Uleni kokën se nuk votoni genocidin serb.
Se mohoni genocidin serb në Kosovë.
Uleni kokën se nuk pranoni genocidin serb në Kosovë.
Çfarë jeni ju që nuk pranoni genocidin serb në Kosovë?
Vetëm fëmijë janë 2 mijë të vrarë.
Shko në Prishtinë dhe vizito muzeun e këpucëve të fëmijëve.
Janë 2 mijë fëmijë të vrarë.
Dhe pastaj mbani zi.
Të mbani zi për gjithë ata që kanë rënë, të dënoni gjenocidin në Kosovë të serbëve, por problemi është se ju jeni shndërruar në të keqen banale.
E keqja banale janë ata që as mendojnë, as mbajnë përgjegjësi, që sillen si automat, siç silleni ju.", tha Berisha./Dosja.al

berisha senace plenar e ps pd familja jashari

Sondazh

Poll