Politike

"E keni zegjinizuar këtë parlament"/ Noka: Bidon, herë ma sillnin me ilaçe të pira dhe të papira

Noka gjithashtu gjatë fjalës së tij në Kuvend, i cilësoi socialistët si ‘eunuk në pallatin e Sulltanit'.

5 Mars 2026, 11:29 Nga E. D
"E keni zegjinizuar këtë parlament"/ Noka: Bidon, herë
 Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend, i cilësoi socialistët si ‘eunuk në pallatin e Sulltanit', teksa ironizoi deputetët e PS, Zegjine Çaushin dhe Ardit Bidon. Me tone ironike, Noka tha se Kuvendi është zegjinizuar. 

"E ke drejtuar këtë seancë në mënyrën më të turpshme të mundshme. Ky Kuvend siç e shihni është për turp e faqe të zezë. E Keni poshtëruar në atë shkallë saqë qytetarëve u vjen turp kur ju shohin. I njihni proceset e transformimit, e keni zegjinizuar këtë Parlament. Zegjinizim dmth për shembull kur dëgjon parafolësin dhe të vjen turp të jesh këtu, që vjen herë me ilaçe të pira herë të pa pira. E kuptoni çfarë i keni bërë këtij vendi. Ka 4 muaj që shqiptarët presin që këtu të jepni një shembull të asaj që keni thënë në Kuvend para 13 vitesh kur Rama thoshte do t’i japim fund pandëshkueshmërisë, por ju përzhiti e zvarriti Belinda që të vini në këtë ditë të gjithë të gjunjëzuar e poshtëruar para saj rrini këtu. Rrini këtu si të jeni eunukë në pallatin e një sulltani," tha Noka./Dosja.al

 flamur noka

Sondazh

Poll