Politike

Berisha dhe Topalli votuan kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Topalli : Shtypa gabimisht…lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik

Topalli bën me dije se në kohën kur foltorja ishte e bllokuar nga opozita, ka qenë ajo që ka shtypur gabimisht dy butona në sistem, për të marrë fjalën. Ajo sqaroi gjithashtu se në atë moment Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar. 

5 Mars 2026, 11:43 Nga E. D
Berisha dhe Topalli votuan kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit?
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja demokrate, Jozefina Topalli ka sqaruar se teksa po votohej për shkarkimin nga detyra e ministrjes së Jashtme të Elisa Spiropalit ka ndodhur një gabim në momentin e votimit. Topalli bën me dije se në kohën kur foltorja ishte e bllokuar nga opozita, ka qenë ajo që ka shtypur gabimisht dy butona në sistem, për të marrë fjalën. Ajo sqaroi gjithashtu se në atë moment Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar. 

“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik. Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar”, tha Topalli./Dosja.al

 

 

 

 

jozefina topalli

Sondazh

Poll