Politike

FOTOLAJM/ Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të Kryedemokratit?

Ajo që ra më së shumti në sy ishte vota kundër të dy deputetëve të Partisë Demokratike, për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme.

5 Mars 2026, 11:22 Nga E. D

FOTOLAJM/ Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit,

TIRANË- Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama, ku disa prej ministrave morën poste të reja dhe tre të tjerë u larguan nga kabineti. Ajo që ra më së shumti në sy ishte vota kundër të dy deputetëve të Partisë Demokratike, për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme.

Sipas votimit rezulton, se Jozefina Topalli dhe Sali Berisha kanë votuar kundër shkarkimit të saj. Pro nuk dihet se kush e ka shtypur butonin e Liderit të opozitës, pasi vetë ai ndodhej në foltore së bashku me demokratët e tjerë në momentin që është hedhur dekreti në votim./Dosja.al

 

sali berisha elisa spiropali

Sondazh

Poll