Politike

“E keni zegjinizuar parlamentin”/ Deputetja e PS i kthehet Nokës: Ty Muli hakut të vjen vetëm Gazi brenda partisë tuaj

Gjatë replikës, Çaushi akuzoi Nokën se kur ishte në krye të Entit të Banesave ka vjedhur prona dhe ka bërë me shtëpi vëllezër, motra dhe kunata.

5 Mars 2026, 11:34 Nga E. D
“E keni zegjinizuar parlamentin”/ Deputetja e PS i kthehet
Zegjine Çaushi

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Zegjine Çaushi i është kthyer ashpër Flamur Nokës, pasi ky i fundit gjatë fjalës së tij tha se Kuvendi është zegjinizuar. Gjatë replikës, Çaushi akuzoi Nokën se kur ishte në krye të Entit të Banesave ka vjedhur prona dhe ka bërë me shtëpi vëllezër, motra dhe kunata.

"Nuk e di si vjen zotëria këtu dhe është kaq i paturp se duhet të jetë i fundit që flet për korrupsion. Ka qenë në Entin e banesave dhe banesat e të pastrehëve ua dhe familjarëve, motrave e vëllezërve dhe kunatave bullgare, greke e rumune. Ty Muli hakut të vjen vetëm Gazi brenda partisë tuaj," tha Zegjine Çaushi./Dosja.al

zegjine Çaushi

Sondazh

Poll