Politike

Nisma e PS për rregulloren e Kuvendit/ Bardhi-Balla: S’keni folur me ne! Po tentoni të ‘përdhunoni’ opozitën

Në fjalën e tij, gjatë seancës plenare ai tha se, po tentohet që të injorohet dhe ‘përdhunohet’ opozita.

5 Mars 2026, 12:04 Nga D.S
Nisma e PS për rregulloren e Kuvendit/ Bardhi-Balla: S’keni folur me
BARDHI

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se opozita nuk ishte pyetur fare për nismën e PS lidhur me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Në fjalën e tij, gjatë seancës plenare ai tha se, po tentohet që të injorohet dhe ‘përdhunohet’ opozita.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu kundërpërgjigj duke thënë se për të marrë nisma të tilla nuk i merr leje askujt, pasi çdo deputet mund të propozojë ndryshime në rregulla.

BARDHI:“Thatë i kemi diskutuar me disa prej jush! Po nëse i keni diskutuar, thojani se me kë. Ju nuk keni diskutuar asnjë ndryshim me opozitën. Kur miratuat ndryshimet para 4 muajsh, sapo ishit ulur në këtë karrige ju thamë; ndaluni se po shkelni kushtetutën. Me vendosmëri, ju vijuat me shkeljen e rregullave dhe porositë e njërës anë. Do të duhej të ishit ngritur në këmbë se me vetëdije dhe të kishit kërkuar falje, që me vetëdije keni shkelur kushtetutën për të injoruar dhe përdhunuar opozitën. Kjo do të ishte sjellje normale prej një kryetari. Në vend që të dilni dhe të thoni ‘Taulanti i ka shkruar!’.”

BALLA:“Çdo deputet mund të propozojë ndryshime në rregullore. Nuk i marr leje askujt nga krahu i majtë i kësaj salle por është një proces i njoftuar nga ana jonë që do të ndërmarrim disa nisma. Është e nevojshme që në këtë fazë ku është vendi në procesin e anëtarësimit, duhet të përshtatim punën tonë parlamentare, jo me procedurë të përshpejtuar., por duhet të flasim për procedura të thjeshtuara.”./Dosja.al

taulant balla gazmend bardhi nisma e ps për rregulloren e kuvendit

Sondazh

Poll