Politike

Berisha futet 'Live' në Facebook: Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar

Berisha u fut 'Live' në Facebook dhe i kujtoi mazhorancës socialiste se do votojnë kokëvarur që Belinda Ballukut t’i hiqet imuniteti.

5 Mars 2026, 11:00 Nga I.A
Berisha futet 'Live' në Facebook: Koha e diktatorëve ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar fjalën e tij edhe pse kryeparlamentari Niko Peleshi ia mohoi fjalën në Kuvend gjatë seancës së sotme, ku po votohen ndryshimet qeveritare në kabinetin e Edi Ramës. Berisha u fut 'Live' në Facebook dhe i kujtoi mazhorancës socialiste se do votojnë kokëvarur që Belinda Ballukut t’i hiqet imuniteti.

'Do e shihni, u them unë ju. Prisni, zbatoni urdhra, por u garantoj se do votoni kokëvarur që ajo të shkojë në burg. Dhe pastaj edhe të tjerët. A e shihni çfarë ndodh me Ajatollahun apo jo? Koha e diktatorëve ka ikur. Shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët shohin diktatorët të bien njëri pas tjetrit. Mendoni se do durojnë Edi Ramën? Jo, koha e tij ka marrë fund. Koha juaj ka marrë fund. Vendi juaj është atje ku shkojnë kriminelët. Histeri, histeri politike duartrokitja juaj. Po shihni se si do dalë kjo duartrokitje. Prisni, prisni,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll