Politike

Ndalohen disa protestues/ Dhjetëra qytetarë para Drejtorisë së Policisë (FOTO)

16 Mars 2019, 17:51 Nga DOSJA
Ndalohen disa protestues/ Dhjetëra qytetarë para Drejtorisë

Tiranë- Pas protestës së zhvilluar ditën e sotme para Kryeministrisë dhe para Kuvendit të Shqipërisë policia ka filluar shoqërimin e disa prej protestuesve.

Kjo ka bërë që me dhjetëra qytetarë të grumbulohen para ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e të ndaluarve.

Policia ka shoqëruar në komisariate edhe eksponentë të lartë të Partisë Demokrartike, siç është ish-deputeti Luan Baçi, njëherësh kryetar i PD-së së Fierit. (Lexo këtu)

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. (Lexo këtu) Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhjetëra qytetarë para policisë policia nis shoqërimet protesta e 16 marsit protesta e opozites dhjetëra qytetarë para policisë policia nis shoqërimet protesta e 16 marsit protesta e opozites

Sondazh

Poll