Politike

Protesta e 16 Marsit, Basha: Fundi qeverisë së hajdutëve, dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron

16 Mars 2019, 17:38 Nga DOSJA
Protesta e 16 Marsit, Basha: Fundi qeverisë së hajdutëve, dita

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me protestën e sotme, në të cilën u desh përdorimi i autobotëve me ujë me presion dhe përdorimi i gazit lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lulzm Basha shprehet se nuk ka stabilitet pa demokraci, ndërsa shprehet se e gjithë bota ka parë vendosmërinë e shqiptarëve për liri dhe demokraci.

“Nuk ka stabilitet pa demokraci! E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar! Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve!
Rroftë Shqipëria!”, shkruan Basha ndërsa publikon një album me fotografi.

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e 16 marsit protesta e opozites lulzim basha protesta e 16 marsit protesta e opozites

Sondazh

Poll