Politike

Shoqërimi në polici/ Luan Baçi: Jam nën hetim, më goditën djalin, Rama ‘non grata’ në Fier (VD)

  • Policia i ndalon djalin, Luan Baçi: Më q*fshi nënën, mbajeni mend se ç’do t’ju bëj
  • Kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi ka sqaruar shoqërimin e tij dhe të djalit të tij në Komisariat. Sipas Baçit, ai është lënë nën hetim në gjendje të lirë.
    Featured image of article: Shoqërimi në polici/ Luan Baçi: Jam nën hetim, më goditën djalin, Rama ‘non grata’ në Fier (VD) Kryedemokrati i Fierit, Luan Baçi

    TIRANË- Kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi ka folur lidhur me shoqërimin e tij dhe të djalit të tij në polici pas protestës. (Lexo këtu)

    Sipas Baçit, policia ka ushtruar dhunë mbi djalin e tij duke e lënë të gjakosur dhe se po e mbajnë për të fshehur fytyrën e policit që e qëlloi.

    Sa i përket statusit të tij, kryedemokrati fierak u shpreh se ishte nën hetim por që ishte lënë në gjendje të lirë.

    Prononcimi i plotë i Luan Baçit:

    Si ju ndaluan?

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndalesa e tyre është e pakuptimtë. Me Fierit kanë nja dy javë që janë kapur që me ardhjen e zotërisë së tij të vetëquajtur kryeministër. Sot mbi 100 persona kanë telefonuar për të shoqëruar në Fier. Pasi mbaroi protesta më kanë ardhur shumë telefonata nga qytetarë që më ankoheshin se po i shoqëronin. Në moment u nisa për tek protestuesit. Kam parë kaos të vërtetë. Vajta dhe i thashë djalit vetëm më filmo. I thashë pse i merrni forcërisht qytetarët fierakë. Ktheva kokën dhe pashë djalin e gjakosur. Ma morën djalin në makinë dhe shkova dhe vetë bashkë me të. Është në video personi që ka gjuajtur dhe ka vajtur dhe i ka marrë telefonin një studenti. Po vazhdojnë tani me manipulimet e tyre. Frika i ka hyrë placë dhe mendon se me reprezale, me dhunë dhe me terror ndaj gjithë shqiptarëve mendon se do të na frikësojë për të mos marrë pjesë në protestë. Harron që më shumë na shton inatin. Nga Fieri do t’i ketë me qindra dhe me mijëra të përditshëm në Tiranë. Edhe në Fier do të shpallet non grata. Djali vazhdon akoma brenda. Duan të mbulojnë situtatën. Nuk e di se fytytrën e kujt duan të mbulojnë. Është e dukshme në kamera se kush i shkon pranë dhe i merr kamerën Bruno Baçit duke e gjuajtur.

    A kishte shumë të shoqëruarit?

    Nuk e di. Di që ka një person me emrin Delibashi, i cili është i sëmurë dhe e kanë marrë e shoqëruar forcërisht. Në atë moment kam vajtur me makinë dhe e kam gjetur duke u përleshur me policinë.

    Nëse ka masa ndaluese, cili do të jetë hapi i radhës?

    Do të shtojmë forcat akoma më shumë qytetarë. Nuk besoj se kanë vend në biruca për të na future të gjithë. Absolutisht që nuk do të ndalemi në asnjë moment. Nuk na tremb. Ka shumë të shoqëruar. U venë në shtëpi dhe u bëjnë reprezale çdo darkë. Unë jam nën hetim dhe po pres për protestuesit e tjerë të paktën nga Fieri për të cilër mbaj edhe përgjegjësi.

    Shto Koment