Aktualitet

“I gjithë qyteti është në grevë urie, jo vetëm naftëtarët”/ Organizatori: Negociojmë, nëse marrim 3 paga sot

20 Shkurt 2020, 11:07 Nga DOSJA
“I gjithë qyteti është në grevë urie, jo

BALLSH- Një nga organizatorët e grevës së urisë së 10 naftëtarëve të Ballshit ka deklaruar i vendosur se qëndrimi i tyre do të vijojë, edhe pse gjendja shëndetësore e tyre është rënduar. Teksa ka folur për Report Tv ai është shprehur se nëse do të marrin tre paga do të negociojnë për hapat e tjerë. Më tej ai tha se i gjithë qyteti është në grevë, jo vetëm naftëtarët, pasi vetë jeta e tyre është e lidhur me këtë rafineri.

“Ditën e sotme kemi bërë një njoftim për të organet kompetente. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me grevën e urisë. Do kërkojmë edhe mirëkuptimin e bizneseve, për disa hapa në fillim. Shpresoj të kemi një reagim sa më shpejt. Në uzinë operojnë rreth 870 punonjës. Kërkesat tona janë bazike. Prej muajit shtator kompania ka ndërprerë veprimtarinë. Ata thotë se detyrimet shëndetësore janë paguar, por ne nuk kemi marrë pagë. Biznesi me shtetin është në rregull. Shteti mbi cilën pagë i ka marrë këto detyrime. Këta duhet të na informojnë se cila do të jetë e ardhmja e fëmijëve tanë. Palët të ulen në tavolinë dhe të flasin të negociojnë.  Ne kemi bërë  javën e kaluar takime në ministri. Të dyja palët e kanë shumë të qartë kërkesën tonë. Në rast se ata na likujdojnë sot për tre paga ne do të flasim për fatin e rafinerisë. Këtu nuk jam unë që e ka marrë përsipër. Ne kemi një staf të mirëorganizuar. 10 punonjësit në grevë urie përfaqësojnë 900 punonjësit. Në grevë është i gjithë qyteti që e ka jetën të lidhur me këtë rafineri. Sot ka një vendim nga ana e tyre për të refuzuar ndihmën mjekësore”, u shpreh organizatori i grevës.

Që prej ditës së djeshme, naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë përshkallëzuar aksionin e tyre, pasi kanë vendosur të mos pijnë as ujë. Ata shprehen të vendosur se duan pagat e prapambetura ose do të ketë viktima.

Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, vizituan dje grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi dhe ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirjre strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator.  Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan  nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret ne proteste naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shkurt 2020, 10:18

MALLAKASTËR- Naftëtarët e Ballshit janë në ditën e katërt të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndestësore është rënduar. Ata kanë deklaruar mëngjesin e...