Aktualitet

E-Mobiliteti/ Raporti i UNECE: Modeli si mund të zhvillohet ekosistemi kombëtar i pikave të karikimit

Sipas raportit, kalimi drejt mobilitetit elektrik nuk është vetëm një sfidë teknologjike, por edhe një provë për institucionet dhe qeverisjen.

2 Mars 2026, 10:03 Nga D.S

E-Mobiliteti/ Raporti i UNECE: Modeli si mund të zhvillohet ekosistemi

Rritja e përdorimit të automjeteve elektrike dhe hibride në Shqipëri ka sjellë nevojën për një treg të konsoliduar të karikimit, që i përgjigjet kërkesës aktuale dhe potencialit të ardhshëm. Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), në një raport të publikuar më 5 shkurt, e konsideron këtë një zhvillim kyç për vendin dhe rekomandon hapa konkretë për përdorimin më eficient të energjisë.

Sipas raportit, kalimi drejt mobilitetit elektrik nuk është vetëm një sfidë teknologjike, por edhe një provë për institucionet dhe qeverisjen. Zhvillimi i një tregu eficient për karikimin e automjeteve elektrike varet nga mënyra se si bashkëpunojnë sektori i energjisë dhe transportit, si përcaktohen rolet e tregut dhe si sigurohen investime të qëndrueshme dhe të besueshme.

Ekspertët që studiuan praktikat evropiane dhe ndërkombëtare nënvizojnë se suksesi i e-mobilitetit kërkon qartësi rregullatore, ndërveprim dhe koordinim të fortë institucional. Raporti identifikon disa pyetje kyçe për politikebërësit shqiptarë:

Raporti nënvizon edhe prioritetet kryesore ku së pari sa i takon investimeve të mëdha duhet të vendosen themelet institucionale dhe rregullatore. Po kështu qartësimi i piramidës institucionale pra kush është në krye, licencimi i operatorëve, krijimi i një platforme kombëtare të të dhënave dhe harmonizimi me standardet e BE-së dhe Traktatit të Energjisë.

Raporti përfundon se Shqipëria ka një mundësi historike për të shfrytëzuar energjinë e prodhuar nga “hidro” dhe për të avancuar mobilitetin elektrik, por suksesin do ta vendosin qartësia e roleve institucionale, harmonizimi me standardet evropiane dhe bashkëpunimi ndërsektorial. Një qasje e balancuar, transparente dhe e qëndrueshme mund të sjellë përfitime ekonomike, ulje të shpenzimeve për karburant, ajër më të pastër dhe siguri energjetike të rritur./Monitor.al

e-mobiliteti unece

Sondazh

Poll