Aktualitet

Kërcënoi punonjësit, Gjykata e Durrësit lë në burg ish-drejtorin e AKU

Gjatë seancës, Varaku ka kërkuar falje, ndërsa avokati ka deklaruar se ishte një reagim i çastit. Ai akuzohet se gjatë qëndrimit në ambientet e AKU ka shkatërruar objekte të ndryshme pune dhe ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit.

2 Mars 2026, 09:58 Nga E. D
Kërcënoi punonjësit, Gjykata e Durrësit lë në
foto ilustruese

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-drejtorin e AKU-së, Elton Varaku. Gjatë seancës, Varaku ka kërkuar falje, ndërsa avokati ka deklaruar se ishte një reagim i çastit. Ai akuzohet se gjatë qëndrimit në ambientet e AKU ka shkatërruar objekte të ndryshme pune dhe ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit.

Pas marrjes së vendimit për largimin nga detyra, ish‑Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka shfaqur probleme në sjellje. Pas shkatërrimit të kompjuterave, objekteve të ndryshme të punës dhe gjuhës kërcënuese ndaj punonjësve të institucionit, ka ndërhyrë policia./Dosja.al

elton varaku

Sondazh

Poll