Politike

Video-skandali në zyrën e Bashkisë/ Safet Gjici kërkon pafajësi në Kushtetuese

Ai u dënua nga Shkalla e Dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite. 

26 Shkurt 2026, 17:52 Nga E. D
Video-skandali në zyrën e Bashkisë/ Safet Gjici kërkon
Safet Gjici

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese. Konkretisht, Gjici kërkon prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor të vitit 2024 dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Ai u dënua nga Shkalla e Dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite. 

Çështja lidhet me video-skandalin në ambientet e Bashkisë, ku u përfshi edhe Alma Kaçi, e cila u dënua me 1 vit e 6 muaj për “korrupsion aktiv”. Në 19 maj 2025, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur në masën “arrest në shtëpi”. Gjici qëndroi në qeli 23 muaj./Dosja.al

safet gjici

Sondazh

Poll