26 Shkurt 2026, 16:45
Nga E.d
Foto ilustruse
KOSOVË- Ish-ministri i Administratës Publike dhe i Arsimit, Arsim Bajrami, ka shprehur gatishmërinë për të garuar për president të Kosovës, duke pretenduar se i plotëson kushtet e një kandidati konsensual, në një kohë kur vendi duhet të nxitojë për ta zgjedhur presidentin e ri.
Bajrami e kërkoi mbështetjen e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe të partive opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një shkrimi në Facebook të enjten.
Ai tha se është i gatshëm të bëhet president duke qenë në dispozicion të institucioneve, të spektrit politik dhe të qytetarëve të vendit si kandidat konsensual.
"Me bindje se i plotësoj kushtet profesionale, politike dhe morale për një kandidaturë konsensuale në funksion të unitetit politik dhe funksionimit kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës", shkroi Bajrami.
Kuvendi i Kosovës ka kohë vetëm deri më 4 mars për ta zgjedhur presidentin e ri, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmanit, i përfundon mandati në prill.
Bajrami i cili është ndër hartuesit e Kushtetutës së vendit duhet t’i sigurojë të paktën 30 nënshkrime të deputetëve për të garuar, ndërsa dy të tretat e votave në Kuvendin me 120 vende për t’u zgjedhur.
Nuk është e qartë nëse ai do ta gëzonte një mbështetje të tillë. Bajrami u largua nga politika më 2019, kur dha dorëheqje nga PDK-ja pas rreth dy dekadave në shërbim të kësaj partie.
Deri tani vetëm PDK-ja nga partitë politike ka thënë se mund të vijë me një kandidat, por nuk ka zbuluar emër, ndërsa presidentja Osmani e ka bërë të qartë se kërkon një mandat të dytë pesëvjeçar.
Ndërsa, anëtarë të familjes së heroit të Kosovës, Adem Jashari, e kanë mohuar se kanë qëllim për të garuar për president, pasi ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha të mërkurën se, nëse do të vinte një emër nga kjo familje, do të ishte një “konsensus automatik” në shoqëri.
Mungesa e një marrëveshjeje mes partive parlamentare dhe paqartësia nëse Osmani do ta fitojë mbështetjen e nevojshme për t’i rizgjedhur, kanë bërë që vendi të rrezikojë të futet në një krizë të re.
Dështimi për ta zgjedhur presidentin e vendit para 4 marsit do të nxiste zgjedhje të parakohshme parlamentare për herë të dytë brenda muajsh. Kosova u përball me krizë politike e institucionale tërë vitin 2025, që i kushtuan me mungesë fondesh ndërkombëtare e vonesa në kalimin e buxhetit për vitin e ri fiskal.
Bajrami e arsyetoi vetofrimin si kandidat për president duke u bazuar “në përvojën time shumëvjeçare në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit të Kosovës që nga viti 1990, përfshirë rezistencën institucionale, ndërtimin e rendit kushtetues dhe proceset vendimtare të tranzicionit politik”.
Ai shtoi se veprimtaria e tij politike, juridike dhe institucionale, si dhe përvoja në negociatat ndërkombëtare për lirinë e Kosovës në Rambuje më 1999 dhe për pavarësinë e saj në procesin e bisedimeve të Vjenës, e bëjnë atë po ashtu kandidat të duhur për president.
Gjatë karrierës së tij rreth 20-vjeçare në politikë, Bajrami shërbeu si ministër i Administratës Publike nga vitit 2008 deri më 2010, si ministër i Arsimit nga viti 2014 deri në vitin 2017, si dhe si deputet në tri legjislatura të ndryshme. Ai është gjithashtu anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, asaj të Shqipërisë, si dhe i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve.
arsim bajrami kosovë vjosa osmani
Politike
26 Shkurt 2026, 16:38
E. D
TIRANË- E ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka mbajtur një takim me Bordin e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Me anë t&e...
Politike
26 Shkurt 2026, 16:29
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka kundërshtuar ekspertimin e Prokurorisë. Gjatë një prononcimi ...
Politike
26 Shkurt 2026, 16:24
E. D
Lefter Koka
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimin e SPAK dhe ka miratuar vendimin e Gjykatës së Shkallës...
Politike
26 Shkurt 2026, 16:21
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka deklaruar se për çështjen CEZ/DIA ka kërkuar pushimin ...
Politike
26 Shkurt 2026, 16:03
E.d
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka deklaruar gjatë ditës s&eum...
Politike
26 Shkurt 2026, 15:16
E. D
Reni Ashiku
TIRANË- Administratori i Converse Management Consulting (CMC), Reni Ashiku është paraqitur sot në Prokurorinë e Posa&c...
Politike
26 Shkurt 2026, 15:10
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas fjalës së kryeministrit në mbledhjen e grupit parlamentar t...
Politike
26 Shkurt 2026, 13:57
I.A
Arian Tahiri
KOSOVË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, tha se subjekti i tij ësh...
Politike
26 Shkurt 2026, 13:48
I.A
Fredi Beleri
STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri tha se Shqipëria ka një krizë domethënëse institucionale midis ekzekutivit ...
Politike
26 Shkurt 2026, 13:34
I.A
Michael Gahler
STRASBURG- Eurodeputeti Michael Gahler u shpreh se vizita e fundit në Shqipëri dha një pasqyrë të qartë mbi si...