Politike

Vengu: Në maj nis shkolla e aviacionit dhe uniformat e para “Made in Albania”, ndërsa në prill nis prodhimi i dronëve

Ministri i Mbrojtjes tha se 8 milionë euro janë miratuar për infrastrukturën parandaluese, ndërsa 10 milionë euro të tjera janë shpërndarë për projekte të reja si prita dhe ura.

26 Shkurt 2026, 16:59 Nga E.d
Vengu: Në maj nis shkolla e aviacionit dhe uniformat e para “Made in
Pirro Vengu

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar ditën e sotme se në maj nis shkolla e aviacionit dhe uniformat e para “Made in Albania”, ndërsa në prill nis prodhimi i dronëve.  Gjatë fajlës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Vengu u shpreh se viti 2026 do të jetë viti i rinisjes së industrisë ushtarake.

Ai tha se janë finalizuar negociatat me kompaninë “Fincantieri” për prodhimin e anijeve luftarake në bazën e Pashalimanit. Sipas tij, kjo marrëveshje i hap rrugë krijimit të një kompanie të përbashkët për prodhimin e anijeve luftarake.

Ministri i Mbrojtjes tha se 8 milionë euro janë miratuar për infrastrukturën parandaluese, ndërsa 10 milionë euro të tjera janë shpërndarë për projekte të reja si prita dhe ura.

Për sa i përlet rinovimit të flotës së emergjencave janë shtuar 2 milionë euro, ndërsa uniformat dhe mjetet do të jenë “Made in Albania”. Në fund, Vengu tha se në 14 muajt e fundit janë rekrutuar 1 000 ushtarakë aktivë dhe është ulur me 70% numri i largimeve.

“Kemi ecur sipas parimit që rritja e buxhetit të mbrojtjes të përkthehet jo vetëm në forcim të kapaciteteve ushtarake dhe të forcës reaguese, por edhe në rritje të mirëqenies ekonomike dhe inovacionit. Fusha ku kjo është më e dukshme është industria ushtarake, me katër kompani të themeluara, ku shteti është aksionar, si dhe me gjashtë kontrata për municione, uniforma, mjete taktike etj.”, tha Vengu./Dosja.al

pirro vengu “made in albania” uniforma

Sondazh

Poll