26 Shkurt 2026, 16:24
Nga E. D
Lefter Koka
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimin e SPAK dhe ka miratuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për shuarjen e masës së sigurisë për ish-ministrin Lefter Koka. Apeli i GJKKO-së thekson se ishin kaluar afatet ligjore të paraburgimit dhe për këtë arsye u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë.
SPAK kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, ndërsa pas vendimit të sotëm, Prokuroria e Posaçme ka mundësi që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda afatit të caktuar. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u lirua në dhjetor të vitit të kaluar, pasi qëndroi për 4 vite në burg, që prej 14 dhjetorit të vitit 2021.
Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Tereza Merkaj, sot më datë 26.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 66 akti, datë 17.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 798, datë 11.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit dhënë shtetasit L.K, me vendimin nr. 22, datë 23.06.2022, të Gjykatës e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e zbatuar nga policia gjyqësore në datë 29.03.2022, ora 09:15 dhe e lënë në fuqi me vendimin nr. 23, datë 31.03.2022, të po asaj Gjykate”, si vijon:
- Miratimin e vendimit nr. 798, datë 11.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë sipas ligjit. U shpall në Tiranë, sot më datë 26.02.2026.
SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit.
Ish-ministri i Mjedisit ka dhe një dënim tjetër me 6.8 vite burg për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa për inceneratorin e Fierit, ku sërish është i përfshirë Lefter Koka, çështja është në rigjykim./Dosja.al
lefter koka
Politike
26 Shkurt 2026, 16:21
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka deklaruar se për çështjen CEZ/DIA ka kërkuar pushimin ...
Politike
26 Shkurt 2026, 16:03
E.d
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka deklaruar gjatë ditës s&eum...
Politike
26 Shkurt 2026, 15:16
E. D
Reni Ashiku
TIRANË- Administratori i Converse Management Consulting (CMC), Reni Ashiku është paraqitur sot në Prokurorinë e Posa&c...
Politike
26 Shkurt 2026, 15:10
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas fjalës së kryeministrit në mbledhjen e grupit parlamentar t...
Politike
26 Shkurt 2026, 13:57
I.A
Arian Tahiri
KOSOVË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, tha se subjekti i tij ësh...
Politike
26 Shkurt 2026, 13:48
I.A
Fredi Beleri
STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri tha se Shqipëria ka një krizë domethënëse institucionale midis ekzekutivit ...
Politike
26 Shkurt 2026, 13:34
I.A
Michael Gahler
STRASBURG- Eurodeputeti Michael Gahler u shpreh se vizita e fundit në Shqipëri dha një pasqyrë të qartë mbi si...
Politike
26 Shkurt 2026, 13:31
I.A
TIRANË- Një delegacion i nivelit të lartë i Partisë Popullore Europiane (PPE) vizitoi Shqipërinë, duke zhvilluar takime me ...
Politike
26 Shkurt 2026, 13:24
I.A
Andreas Schieder
STRASBURG- Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian po diskuton draft-raportin për progresin e Shqipëris&e...
Politike
26 Shkurt 2026, 12:53
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryemininstri i Shqipërisë, Edi Rama ka sulmuar dhe partitë e vogla në vend, duke i quajtur filiza të shtre...