Politike

Seanca paraprake në GJKKO/ Avokati Cakrani: Kërkojmë të pyetet Rama për çështjen e ligjit të minierave ku akuzohen Meta dhe Kryemadhi

Gjatë një prononcimi për mediat pas mbarimit të seancës paraprake në GJKKO, Cakrani u shpreh se për lobimin nuk është pyetur Ardian Shatku, të cilin ai e konsideron si një nga personat kryesorë. 

26 Shkurt 2026, 16:21 Nga E.d
Seanca paraprake në GJKKO/ Avokati Cakrani: Kërkojmë të
Foto ilustruse

TIRANË-  Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka deklaruar se për çështjen CEZ/DIA ka kërkuar pushimin e çështjes. Gjatë një prononcimi për mediat pas mbarimit të seancës paraprake në GJKKO, Cakrani u shpreh se për lobimin nuk është pyetur Ardian Shatku, të cilin ai e konsideron si një nga personat kryesorë. 

Cakrani tha se për çështjen e ligjit të minierave ku akuzohen Meta dhe Kryemadhi, kërkon të pyetet edhe kryeministri Rama dhe deputetët. Ai njoftoi edhe seancën e rradhës.

Cakrani: Për CEZ kemi kërkuar pushimi ne çështjes. Nuk ekziston fakti që e ka bërë zoti Meta. Për lobimin nuk janë pyetur persona që janë kryesor, Ardian Shatku përmendet 130 herë dhe nuk është thirrur qoftë në Prokurori qoftë në SHBA.

Kemi kërkuar për çështjen e ligjit të minierave ku akuzohen Meta dhe Kryemadhi, kemi kërkuar që çështja të kthehet, dhe të pyeten deputetët dhe zoti Rama që tha me ligjin e minierave nuk do ketë më probleme minatorët. Provat dhe aktet që akuzohet Meta duhet të vazhdojë hetimi. Në datën 5 orën 10 do jetë seanca e radhës. Brenda datës 20 do ketë një vendimmarrje./Dosja.al

kujtim cakrani ilir meta gjkko

Sondazh

Poll