Politike

Drejtuesja e misonit faktmbledhës të PPE-së: Nuk mund të bëhet ligj për të paprekshëm, është i barabartë për të gjithë

Montserrat theksoi se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, teksa shtoi se përtej ligjit ka vetëm totalitarizëm dhe autokraci dhe nuk mund të bëhet ligj për të paprekshëm.

26 Shkurt 2026, 17:06 Nga E. D
Drejtuesja e misonit faktmbledhës të PPE-së: Nuk mund të
Dolors Montserrat

TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Europiane, (PPE) Dolors Montserrat ka shprehur shqtësim për nismën ligjore të Edi Ramës për të mbrojtur veten dhe ministrat nga pezullimi në rast hetimi nga drejtësia.

Duke folur në një intervistë për Syri Tv, Montserrat theksoi se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, teksa shtoi se përtej ligjit ka vetëm totalitarizëm dhe autokraci dhe nuk mund të bëhet ligj për të paprekshëm.

Montserrat përmend gjithashtu edhe nenin 2 të traktatit, i cili thotë shumë qartë që Europa bazohet në shtetin e së drejtës dhe në fuqinë e ligjit që i bën të barabartë të gjithë. 

Pjesë nga intervista

Pyetje; Folët për korrupsion, për shtetin e së drejtës, por në këtë moment, në këtë kontekst, qeveria po shtyn një projekt ligj që, sipas gazetarëve apo analistëve të politikës, është një projekt ligj i projektuar specifikisht për kryeministrin dhe kabinetin e tij të ministrave për të mos u prekur nga ligji. Nuk e di nëse kjo ndodh në vendet evropiane, por a keni një koment për këtë

Montserrat: Po flisnim për shtetin e së drejtës dhe fuqinë e ligjit dhe unë gjithmonë them se një demokraci duhet të bazohet mbi fuqinë e ligjit. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Përtej ligjit ka vetëm totalitarizëm dhe autokraci. Nuk mund të bëhet ligj për të paprekshëm. Jo, jo...ligji është i barabartë për të gjithë. Nuk mund të bëhen ligje vetëm për pak veta për ti konvertuar këto në njerëz të paprekshëm. Absolutisht jo. Ligji është i barabartë për të gjithë dhe duhet te ndjekim vetëm ligjin. Nëse jo, nëse kjo nuk ndodh, jashtë ligjit kemi totalitarizëm, autokraci dhe nuk bëhet fjalë për demokraci. Për ne të PPE, principi bazë i PPE, por edhe ne traktatin e BE, neni 2 i traktatit e thotë shumë qartë që Europa bazohet në shtetin e së drejtës dhe në fuqinë e ligjit që na bën te barabartë të gjithëve, prandaj ne kësaj i dalim zot e këtë do të mbrojmë në shoqërinë shqiptare dhe Europa do të mbrojë shtetin e së drejtës./Dosja.al

dolors montserrat

Sondazh

Poll