Politike

"Kundërshtova ekspertimin e Prokurorisë, s’ka asnjë provë"/ Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Meta nuk ka asnjë firmë dhe asnjë mesazh në dosje

Ajo tha se edhe për ligjin e minierave nuk është Meta propozuesi, por është kryeministri Rama. 

26 Shkurt 2026, 16:29 Nga E.d
"Kundërshtova ekspertimin e Prokurorisë, s’ka asnjë
Foto ilustruse

TIRANË- Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka kundërshtuar ekspertimin e Prokurorisë. Gjatë një prononcimi për mediat pas seancës paraprake në GJKKO, Kryemadhi u shpreh se Meta nuk ka asnjë firmë dhe asnjë mesazh në dosje. Ajo tha se edhe për ligjin e minierave nuk është Meta propozuesi, por është kryeministri Rama. 

 Kryemadhi tha se para se ta akuzojnë për pastrim të produktit të veprës penale, SPAK duhet të japë provë. Ajo tha se edhe për çështjen e shtëpisë së mamasë së saj ka pasur një hetim administrativ më parë nga ILDKPI, por sipas saj kjo nuk e pengonte SPAK të hetonte.

“Paraqita në Gjykatë edhe dy kontrata, por që nuk mund të merren sepse duhen sipas procedurës penale. Unë i dorëzova dhe është detyrë e Prokurorisë që t’i kërkojë nëpërmjet letër-porosisë në SHBA. Unë kërkova që Prokuroria të marrë në pyetje dhe të kërkojë në SHBA për personin që ka bërë deklaratat. Zoti Meta nuk ka asgjë, nuk ka asnjë firmë, asnjë mesazh në dosje. Edhe për ligjin e minierave nuk është Meta propozuesi, por është zoti Rama që e propozoi. E kërkuam nga Gjykata që të faktohet. Të na tregojnë se çfarë intimidimi ka pasur ndaj deputetëve apo personazheve.

SPAK nuk kishte asnjë provë, kërkoi kohë për materialet. Por unë i dorëzova dokumentet gjykatës, kundërshtova edhe ekspertimin e SPAK, është e paligjshme dhe e njëanshme. Ekspertimi është llogaritur dy herë sipas ekspertes, nëse unë e kam furnizuar makinën 100 herë, ata e kanë bërë 200 herë dhe kjo mund të ndodhë.

Mbrojtja ime është e disponuar vetëm në dokumentet që posedon SPAK. Edhe çështja e shtëpisë së mamasë time, ka pasur një hetim administrativ më parë nga ILDKPI, por kjo nuk e pengonte SPAK të hetonte. Por para se të më akuzojnë për pastrim të produktit të veprës penale, SPAK duhet të japë provë. SPAK duhet të na thotë se çfarë vepre penale kemi kryer sepse nuk mund të jenë marrë paratë më parë.

Kanë telefonin tim, mesazhet. Mesazhet e mia me Edi Ramën. Bëhuni gati për Poëer Point, se do shfaqen, do shikoni mesazhet e mia me Edi Ramën. Se si kemi zgjedhur Erjon Veliajn për kryetar bashkie, sepse unë doja Veliajn dhe Meta donte Blendi Klosin për kandidat”, tha ajo./Dosja.al

gjkko monika kryemadhi ilir meta

Sondazh

Poll