Politike

Abuzimi me fondet e IPARD/ Reni Ashiku i CMC pyetet në SPAK, e kallëzuar edhe ish-ministrja Frida Krifca

Hetimet lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

26 Shkurt 2026, 15:16 Nga E. D
Abuzimi me fondet e IPARD/ Reni Ashiku i CMC pyetet në SPAK, e
Reni Ashiku

TIRANË- Administratori i Converse Management Consulting (CMC), Reni Ashiku është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Ashiku është marrë në pyetje në lidhje me hetimet për dyshime abuzimi me fondet IPARD.


Hetimet lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

Gjithashtu, në këtë çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Ndërkohë, ende nuk dihen detajet e plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë, por hetimet po vijojnë./Dosja.al

 

reni ashiku spak

Sondazh

Poll