Politike

Draft-raporti për Shqipërinë, Beleri: 2/3 e vendit s’furnizohet me ujë 24 orë

Po ashtu, Beleri vuri theksin edhe te parregullsitë që autoritetet shqiptare kanë treguar me fondet e BE, si rasti OLAF.

26 Shkurt 2026, 13:48 Nga I.A
Draft-raporti për Shqipërinë, Beleri: 2/3 e vendit
Fredi Beleri

STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri tha se Shqipëria ka një krizë domethënëse institucionale midis ekzekutivit dhe gjyqësorit për shkak të korrupsionit. Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, Beleri deklaroi se 2/3 e vendit nuk furnizohet me ujë 24 orë. Po ashtu, Beleri vuri theksin edhe te parregullsitë që autoritetet shqiptare kanë treguar me fondet e BE, si rasti OLAF.

"Në Shqipëri ka një krizë domethënëse institucionale midis ekzekutivit dhe gjyqësorit për shkak të korrupsionit. 2/3 e vendit nuk furnizohet me ujë 24 orë. Kemi parë parregullsi me fondet e BE. Rasti OLAF një ndër to. Dua të shoh progres dhe Shqipërinë në BE. Nëse ky raport përpiqet thjesht ta prekë, përkundër paraqitjes së realitetit siç është, nuk do të kontribuojë në reformat e nevojshme. Do mbështes amendamentet që do të paraqesin kolegët", tha Beleri./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll